Në TikTok, rikthehet në vëmendje momenti kur Bora Zemani ishte puthur në skenë me balerinin

0
Në TikTok, rikthehet në vëmendje momenti kur Bora Zemani ishte puthur në skenë me balerinin
Gjigandi

Prezantuesja Bora Zemani është një prej personazheve më të komentuar në shoubizin shqiptar.

Ajo së fundmi është kthyer në krahët e ish-të dashurit të saj të dikurshëm, Donald Veshaj, gjë e cila u fotografua përmes disa fotografi paparaci të kapura në Gjenovë të Italisë.

Dyshja mund të shiheshin së bashku duke bërë blerje, teksa për muaj të tërë fansat vazhdimisht bënin presion për një ribashkim të tyre.

Duke qenë se marrëdhënia e tyre ka qenë shumë e komentuar në rrjetet sociale, fansave me sy të mbrehtë nuk ka mundur t’iu shpëtojë një video e cila është shpërndarë me të madhe së fundmi në TikTok.

Bëhet fjalë për një video, e cila rikthen në vëmendje momentin, kur Bora kishte shkëmbyer një puthje skenike me balerinin Graciano Tagani.

RonaTyra

@internaconal8 #borazemani ♬ original sound – ℂ𝕙/🥀

Ky i fundit ka qenë ish-banor i shtëpisë së Big Brother Albania në edicionin e pestë dhe njëherësh balerin në spektaklin “Dance with me”, ku edhe është shkëmbyer puthja në fjalë.

Dyshja kanë qenë aso kohe duke realizuar një vals në skenë, i cili ishte pritur me vlerësime të larta nga publiku.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Donaldi dhe Bora përndryshe ishin të ndarë kur aktori u fut në shtëpinë e Big Brother VIP, ku më pas krijoi një lidhje me Beatrix Ramosajn, me të cilën u nda pas mbarimit të aventurës në shtëpi.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu