Prindërit e 17 vjeçarit David, 45, dhe Victoria, 46, kanë shkuar ne Puglia me fëmijët e tyre dhe të fejuarën e Brooklyn, Nicola Peltz. Është hera e parë që e kanë lënë shtëpinë e tyre, ku kanë qenë të izoluar disa muaj.
Tinegjeri ka postuar fotografinë, ku shihen së bashku me të dashurën e tij në maje të një ndërtese duke e shijuar perëndimin e diellit. Mendohet që Romeo është në lidhje me Mian, 17, që nga shtatori i vitit 2019.
Çifti janë duke qëndruar në një fermë në bregdetin e Borgo Egnazias, një vendpushim që pëlqehet shumë nga të famëshmit.
Ata kanë shijuar pushimin relaksues duke bërë gjiro me biçikleta dhe duke udhëtuar nëpër fshat me automjete golfi. Gjithashtu ata kanë darkuar nëpër restaurante luksoze dhe kanë shkuar në një festë të mbajtur në qendër të Borgo Egnazias.