Hulk po rikthehet në Evropë, te kjo skuadër

0
Gjigandi

Sulmuesin brazilian Hulk, shumë shpejt mund ta shohim në futbollin evropian.

Sipas Record, Hulk është i interesuar të rikthehet në Portugali, te ish skuadra e tij, Porto.

34 vjeçari aktualisht është i kontraktuar me Shanghai SIPG në Kinë, me të cilën skuadër ka marrëveshje deri në dhjetor, dhe nga ai moment, Hulk do të jetë i lirë për transferim në ‘Estadio do Dragao’.

Hulk nuk ka luajtur në Evropë që prej nga largimit nga Zenit në vitin 2016.

Vlen të ceket se në 84 ndeshje në Kinë, Hulk ka shënuar 45 gola.

RonaTyra

Ai gjithashtu ka edhe 47 paraqitje për Brazilin, duke shënuar 11 gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu