Ricky Martin ka pasur një të dashur të famshme? Sekreti “i madh” i botës së showbizit!

0
Gjigandi

Ricky Martin e “çmendi” publikun femëror kur u shfaq në fillim, dhe mjaft vajza mbetën të zhgënjyera pasi u mësua se këngëtari joshës, ishte në fakt, një gay i bindur. Por ai në të kaluarën paska pasur një histori të shkurtër dashurie me një femër të njohur: lojtaren e tenisit, Gabriela Sabatini.

Së fundi, aktorja venezuelja Catherine Fulop, që është dhe kunata e Sabatinit, e konfirmoi lidhjen mes tyre, që duket se paska qenë një nga sekretet e mbajtura më mirë të showbizit. “ Ka ndodhur në vitet ‘90”, thotë Fulop.

“ Gabriela ishte asokohe një sportiste në zë, ndërsa Ricky po hidhte hapat e parë si artist solo. Ai kërkoi ta njihte dhe unë i prezantova. Kam fotografi me ta duke u puthur e përqafuar. Ishte një dashuri kalimtare, por mbetën shokë”, rrëfen aktorja. Ricky, sot 48 vjec, është i martuar me piktorin Jwan Yosef, me të cilin po rrisin bashkë katër fëmijë: binjakët Mateo dhe Valentino (11 vjeç), Lucía (1 vjeç) dhe Renn (5 muajshe).

Gabriela Sabatini.
RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu