Reperi Kodak Black u dënua me më shumë se tre vjet burg, me akuza për armë.
Reperi Kodak Black do të vuajë më shumë se tre vjet burg nën akuzën e armëve, shkruan CNN.
22-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Bill K. Kapri, u deklaruar fajtor në gusht se bëri deklarata të rreme me shkrim, kur u përpoq të merrte armë zjarri nga një tregtar i armëve të lehta federale.
Gjykatësi i rrethit të SHBA, Federico A. Moreno në Miami të mërkurën dënoi Kaprin me 46 muaj burg, i ndjekur nga tre vjet lirim me kusht. Dënimi maksimal mund të kishte qenë 10 vjet burg.
“Kur po plotësonte një formular të regjistrimit të transaksioneve të armëve të zjarrit në janar dhe mars, reperi i Qarkut Broward tha se ai nuk ishte “nën akuzë ose nuk kishte asnjë dënim për ndonjë krim në gjykatë, për të cilin gjyqtari mund ta burgosë për më shumë se një vit”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Avokatëve të SHBA.
“Në të dyja rastet, Kapri e dinte se ishte nën aktakuzë për një vepër kriminale”, thuhet ndër të tjera në atë deklaratë.
Reperi nga Florida u arrestua në maj, në festivalin e hip-hopit, Rolling Loud në Miami, me akuza për armë shtetërore dhe federale, para se të performonte.
Kapri u mbajt në paraburgim në një qendër federale paraburgimi në Miami, që nga momenti i arrestimit.