Ed Sheeran i mëson fëmijët si t’i luajnë hitet e tij në kitarë

0
Gjigandi

Shkak i pandemisë dhe mbylljes së shkollave, këngëtari Ed Sheeran ka vendosur që t’i mësojë fëmijët që të luajnë disa nga hitet e tij me kitarë, shkruajnë mediat e huaja.

Në mënyrë virtuale Ed iu përgjigj pyetjeve dhe i mësoi fëmijët të luanin disa nga meloditë e këngëve të tij më të popullarizuara, njëra ndër to edhe ajo “Perfect”.

“Në thelb nuk isha shumë i zgjuar në shkollë mendoja se isha idiot për një kohë shumë të gjatë. Unë nuk mund të bëj matematikë, shkencë dhe anglisht, dhe më është thënë që të jesh i suksesshëm në jetë duhej të bëje ato gjëra. Unë kam dashur të luaj muzikë, kjo është ajo që më ka bërë më të lumtur”, është shprehur ndër të tjera ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu