Pse Meghan Markle duhet të ketë frikë nga ajo që po i ndodh Johnny Depp në gjyq?

0
Gjigandi

Nëse privatësia është vërtet ajo që dëshiron Meghan Markle, i duhet të hedhë një vështrim në atë që i ndodhi Johnny Depp javën e kaluar dhe të ngrejë menjëherë padinë e saj për shpifje kundër një tabloidi britanik.

Gazetat “Associated”, në tetor 2019, shkelën privatësinë e saj duke publikuar një letër që ajo i shkruante babait, të cilën ia dërgoi atij me postë. Por ai ia dha, ose ia shiti “Mail”.

Këto detaje janë të dukshme: proceset gjyqësore për shpifje në Britaninë e Madhe, siç po ndodh me Depp, janë shumë më brutale se ato në SHBA.

Që në momentin kur marrëdhënia e saj me Princin Harry u bë publike, mediat nuk e kanë lënë të qetë, duke prekur çdo element të mundshëm nga jeta e re e saj.

Ndërkohë, e njëjta gjë po ndodh me Depp, i cili akuzohet se ka përdorur dhunë kundër ish-partneres së tij, Amber Heard.

RonaTyra

Por sipas gazetave, Meghan nuk mund të padisë për ndërhyrje të intimitetit, për aq kohë sa bën gjithçka që mundet për të qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë kohës.

Sidoqoftë, Markle është e gatshme të luftojë kundër këtyre shpifjeve.

Johnny Depp e ka kaluar tërë jetën e tij duke qenë në qendër të vëmendjes. Imazhi i tij publik, i kultivuar me kujdes gjatë dekadave, është hedhur në erë në vetëm katër ditë dëshmie në gjykatë.

Prandaj, edhe Meghan Markle i duhet të tregojë kujdes në këtë drejtim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu