Pse është më mirë të ushtroni para se ta hani mëngjesin

0
Gjigandi

Ushtrimet fizike zakonisht rekomandohet për personat mbipeshë si mënyrë për ta humbur peshën dhe për ta zvogëluar rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Por këta njerëz nuk kanë gjithmonë kohë për të ushtruar, prandaj gjetja e mënyrave për t’ua rritur përfitimet shëndetësore të ushtrimeve fizike është e rëndësishme.

Hulumtimet e fundit duket se e kanë zbuluar një mënyrë për këtë – e gjithçka ka të bëjë me kohën.

Kjo nënkupton se ju mund të gëzoni përfitime shëndetësore duke bërë më pak ushtrime fizike, nëse veç angazhimet tjera, si familja dhe puna, ju pengojnë.

Për ta shpjeguar si funksionon kjo, fillimisht duhet të dini më shumë për insulinën.

RonaTyra

Insulina është hormon që ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Një prej efekteve kryesore të insulinës pasi të keni ngrënë është ta lejoj sheqerin në gjak të transportohet në muskuj, ku pastaj mund të ruhet apo përdoret si energji.

Kur njerëzit nuk ushtrojnë mjaftueshëm dhe bëhen mbipeshë, trupat e tyre duhet të prodhojnë më shumë insulinë për hormonin që ta ketë këtë efekt të rëndësishëm.

Me fjalët ë tjera, personat mbipeshë bëhen më pak të ndjeshëm ndaj insulinës.

Kjo është një prej arsyeve se përse mbipesha e rritë rrezikun e tipit 2 të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Një prej përfitimeve kryesore shëndetësore të ushtrimeve fizike është se e përmirëson reagimin ndaj insulinës dhe mund ta kontrollojmë më mirë nivelin e sheqerit në gjak – edhe nëse nuk e shohim këtë ndryshim duke ndodhur.

Tani është duke u bërë e qartë se kur hamë në relacion me ushtrimet fizike mund të jetë gjithashtu e rëndësishme për këtë reagim të insulinës.

Sipas studimeve, kur meshkujt mbipeshë ushtrojnë para se ta hanë mëngjesin kanë reagim më të mirë të insulinës pas ushtrimeve.

Kështu, ata duhet të prodhojnë më pak insulinë për t’i kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak.

Thënë më thjesht, kjo sugjeron se ata kanë rrezik më të ulët të sëmundjeve si tipi 2 i diabetit pas stërvitjeve.

Megjithatë, meshkujt të cilët i kishin kryer të njëjtat ushtrime, por pasi kishin ngrënë mëngjes, nuk kishin pasur përmirësim në reaksion të insulinës në gjak.

Vlen të ceket se meshkujt që kishin ushtruar para se të kishin ngrënë mëngjes gjithashtu kishin djegur dyfish më shumë yndyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu