Probleme me peshën e tepërt gjatë karantinës? Ja disa truke që ju ndihmojnë të qëndroni në formë

0
Gjigandi

Izolimi dhe masat kufizuese të vendosura prej përhapjes së Koronavirusit kanë ndryshuar në mënyrë drastike rutinën tonë të përditshme. ‘Cikli i ri i gjumit, modelet e të ngrënit dhe shumë pak fikulturë e lëvizje’ është regjimi ynë i ri. Në vend që t’i nënshtroheni letargjisë dhe dembelizmit, është me shumë rëndësi të jeni aktiv dhe të shmangni ngrëniet impulsive, pasi e njëjta gjë mund të çojë në shtim peshe.

Dhe të gjithë e dimë se si shtimi i peshës është i lidhur me disa çrregullime shëndetësore. Ngrënia e tepërt dhe konstante është normale gjatë situatave të tilla. Sipas studimeve, të qenit i mbërthyer në shtëpi, stresi dhe ankthi mund ta çojnë trurin tonë të kërkojë të hajë më shpesh dhe pa arsye.

Nëse keni qenë duke ngrënë shumë dhe pa arsye, atëherë rekomandohet që të shihni atë që hani. A keni qenë dëshmitarë të shtimit të peshës gjatë kësaj periudhe izolimi dhe doni të dini cilat janë disa nga mënyrat e thjeshta dhe efektive për të humbur kilogramët shtesë? Sipas Diksha Chhabra, Nutricioniste e certifikuar dhe Eksperte e Fitnesit, ekzistojnë 7 truke të thjeshta që mund të ndiqni gjatë karantinës me anë të të cilave mund të humbni peshë.

Qëndroni të hidratuar gjatë të gjithë kohës

Mos bëni një dietë ekstreme (keni punë shtesë në shtëpi / zyrë dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të hani shëndetshëm dhe në mënyrë të ekuilibruar.)

RonaTyra

Lëvizni sa më shumë që të jetë e mundur

Eksperimentoni me receta (të lehta dhe të shëndetshme)

Kombinoni peshën e trupit me peshat e lehta/rezistencën në rutinën tuaj (ushtrohuni me një send shtëpiak siç janë shishet, tenxheret dhe çantat, etj.)

Mundohuni edhe në gjendje karantine të bëni kardio

Hani me mend (Mos e ngatërroni mërzinë dhe etjen me urinë.)

Përfshini në ditën tuaj ingredientë që ndihmojnë imunitetin dhe humbjen e peshës (kanellë, shafran, xhenxhefil, limon)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu