Përdorni vaj kokosi dhe sodë buke, nuk do të keni më nevojë për krem të shtrenjtë

0
132
blank
Gjigandi

Për të patur një lëkurë të shëndetshme nuk mjaftojnë vetëm ‘gjenet’ ! Ndjekja e një rutine që përfshin maska, serume  e shumë hidratim, ngrënia e ushqimeve që ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe luftojnë radikalet e lira, ndikojnë jo vetëm në cilësinë e lëkurës, por edhe në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Por ndonjëherë përdorimi i shumë produkteve kozmetike, më shumë na bën dëm, sesa na sjell përfitime.  Fatkeqësisht, ka shumë pastrues të fytyrës që janë tepër të ashpër në lëkurë, kremra hidratantë që bllokojnë poret e serume që irritojnë lëkurën. Përgatitjet natyrale pa substanca toksike mund të bëjnë mrekulli për lëkurën, ndaj jo rrallë herë maskat e përgatitura në kushte shtëpie apo tonikët jo vetëm që qetësojnë lëkurën, por e ushqejnë atë dhe trajtojnë probleme të ndryshme.

Më poshtë do ju tregojmë si të përgatisni një ‘pastë’ në kushte shtëpie vetëm me dy përbërës natyralë. Këtë përzierje mund ta përdorni në mënyrë të ndryshme sipas nevojës!

Merrni një tas të vogël  dhe përzieni pak sodë buke me vaj kokosi.

Pasi të përzihet mirë, mund të filloni të masazhoni pastën direkt në fytyrën tuaj me lëvizje rrethore.

Lëreni në fytyrën tuaj për rreth dy minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Nuk ka sasi të caktuar të vajit të arrës së kokosit dhe sodes së bukës  në këtë përzierje. Kjo do të varet nga mënyra se si dëshironi ta përdorni, si dhe llojin e lëkurës suaj:

Nëse dëshironi të përdorni këtë përzierje për të eksfoljuar lëkurën tuaj, përdorni sasi të barabarta sodë buke dhe vaj kokosi. Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përdoreni në raport 2:1 ( vaji i kokosit: sodë buke)

Pas këtij trajtimi të bërë në shtëpi, do të vini re që fytyra juaj do të duket  dhe ndjehet më e butë. Kjo për shkak se kombinimi i vajit të arrës së kokosit dhe sodës së bukës mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të lëkurës, përfshirë shenjat e akneve dhe skuqjen. Përdorimi i kësaj përzierje gjithashtu mund të ndihmojë në hidratimin dhe pastrimin e lëkurës tuaj, gjë që e bën atë ideal për ata që kanë lëkurë të ashpër dhe të thatë, shkruan living. Kjo përzierje funksionon sepse vaji i arrës së kokosit ka veti natyrale antibakteriale dhe mund të ndihmojë në hapjen  e poreve tuaja. Ndërkohë, soda e bukës  është efektive në kontrollin e pH-it të lëkurës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu