Djali i Tunës dhe Patrisit sot ka mbushur 3 vite jetë.
Tiani sot festoi ditëlindjen e tretë, dhe ndryshe nga viti i kaluar prindërit këtë herë i organizuan një festë brenda shtëpisë për shkak të pandemisë.
Tuna dhe Patrisi kanë ndarë momente nga festa, ku shihet qartazi se e kanë shijuar çdo moment së bashku me Tianin.
Për shkak të këtyre rrethanave as Roberti nuk qe i pranishëm në festë, por nuk la nipin pa një urim, ai ka ndarë një foto të tij në Instagram ku e uroi për 3 vjetorin e lindjes.