Qimet, dihet se janë armiq të femrave dhe të gjesh një metodë depilimi efikase (që ia vlen) është vërtet e vështirë. Në shtëpi, mund të përdorim disa teknika, që nëse përdoren në mënyrë kostante dhe preçize, do të jenë frytëdhënëse.Cila prej nesh nuk ka eksperimentuar më shumë se një mënyrë depilimi në kushte shtëpie?
Disa mund të jenë jo të vlefshëm por disa të tjerë, që nuk dhembin dhe shumë ekonomik mund të rezultojnë pak a shumë përfundimtarë. Sekreti është që t’i përdorim në mënyrë kostante dhe preçize.
Si të depilojmë trupin më mënyrë përfundimtare
Metodat më të këshillueshme për ta bërë këtë janë përdorimi i një brisku elektrik dhe depilimi me dritë të pulsuar.
Janë ideale edhe për qimet më të ndjeshme dhe në krahasim me dyllin nuk shkaktojnë irritim të lëkurës.
Silk epil- depilimi me brisk elektrik është metoda më e shpejtë: është më efikase se brisku normal dhe më pak e dhimbshme se dylli. Silk epil të gjeneratave të fundit arrijnë që me kalimin e kohës të pakësojnë qimet e tepërta. Pincat e vogla që ka, duke u mbyllur, e tërheqin qimen, jo duke e prerë si në rastin e një brisku normal, por duke e shkulur. Disa produkte qe gjenden lehtë në treg, mund të përdoren edhe gjatë dushit, duke e bërë më pak të dhimbshme.
Një zgjidhje tjetër e vlefshme për një depilim që zgjat është përdorimi i dritës pulsante, që mund të bëhet në shtëpi falë depilatorëve me dritë pulsuese që përdorin këtë teknikë.
Bëhet fjalë për llampa që lëshojnë impulse të veçantë të ndritshëm me intensitet të lartë, të aftë të shkatërrojnë bulbet pilifere termikisht. Rezultatet nuk janë të menjëhershme, por do të duken vetëm pas disa javëve trajtimi, kur qimet të fillojnë të bien vetvetiu.
Është një metodë pa dhimbje, ideale për ke dëshiron të ketë rezultate që zgjasin në kohë.
Para se të procedohet me depilimin është e këshillueshme të rruhet pjesa ku do bëhet trajtimi, të paktën një ditë më parë, në mënyrë që të mos shtypet tepër lëkura.
Pasi të kryhet kjo metodë, nuk mund të ekspozohemi në diell për të paktën katër javë, prandaj edhe këshillohet që të kryhet në dimër apo në periudha jo afër verës.
Fytyra është një nga zonat më delikate dhe për depilimin kërkon trajtime të veçanta. Modelet e silk-epil në treg mund të përdoren edhe në dush, i shkulin qimet sikur të ishin pinca. Disavantazhi është se nuk janë totalisht pa dhimbje. Si alternativë tjetër mund të përdoren shiritat e depilimit për fytyrën, të aftë që të heqin nga rrënjët edhe qimet më të shkurtëra.