Për herë të parë, Xhensila Myrtezaj flet për divorcin e prindërve!

0
Gjigandi

Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur të flasë pak ose aspak sa i përket familjarëve të saj, pasi bukuroshja e skenës është tejet e rezervuar për të shfaqur në publik të dashurit e saj.

E ftuar në programin “Në kurthin e Piter Pan” këtë të hënë, këngëtarja ceku para ‘gazetarëve’ të vegjël një pjesë të jetës së saj, për të cilin nuk kishte folur kurrë më parë; divorcin e prindërve.

Një prej vogëlusheve në panelin e fëmijëve, e pyeti Xhensilën për ndarjen e prindërve si dhe për raportin që ajo ka me ta. Xhensila falenderoi publikisht të ëmën, për të cilën tha se “ishte bërë nënë dhe baba njëkohësisht”.

“Mamit do t’i them se ajo ka mbushur çdo boshllëk që kam pasur në jetë. Nuk e di a do ta bëja dot unë prindërimin siç e ka bërë ajo që ishte vetë mam e vetë bab.  dua shumë,” u shpreh ajo dhe më pas shtoi se “edhe babain e do shumë”.

RonaTyra
Insta

Këngëtarja theksoi se pavarësisht problemeve që shkakton divorci te fëmijët, rëndësi ka mënyra se si menaxhohet më pas marrëdhënia nga të dyja palët dhe fëmija të mari sa më shumë dashuri, sepse vetëm kështu do të shërohet çdo plagë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu