Aktorja bukuroshe shqiptare, Olta Gixhari konfirmoi dje lajmin e bukur se ajo është shtatzënë. Olta postoi një foto nga pushimet e vitit të kaluar ku shfaqej me partnerin, të cilit ia kishte mbuluar duke e puthur e përqafuar.
“Mami dhe babi”, shkruante Olta krah fotos, me të cilën dha lajmin e ëmbël.
Olta prej kohësh po jeton në Spanjë, aty ku ndodhet edhe partneri i saj. Burime për “Panorama plus”, tregojnë se akotjra kishte nisur përgatitjet për dasmën, një ceremoni krejtësisht private.
Nuk dihet nëse plani i ceremonisë është shtyrë pas situatës së pandemisë, apo ata do të gjejnë një mënyrë për ta organizuar para se të bëhen prindër.
Pak kohë më parë në emisionin “Siluete”, Olta foli si rrallëherë për partnerin shiqptar duke treguar: “Mendoj se kam rënë në një gjendje shpirtërore shumë të rehatshme dhe në një lumturi do të thosha unë. Është me flokë, as brun, as biond. Për mua ka shumë rëndësi të bie në dashuri, sepse nuk jetoj dot me të se fillon më bezdis mënyra si ha, mënyra si i jep makinës, më jep stres të madh. Nuk dua ta stresoj veten time. Jam duke jetuar me një djalë që është me ekonomi mesatare dhe që përpiqemi t’ia dalim të dy dhe ndihmojmë njëri-tjetrin. Nuk është artist, nuk do lidhesha asnjëherë me një artist”.