Flori Mumajesi do arsyetojë mungesën e tij me këngë të reja.
Për çështje personale Flori ishte larguar për ca muaj nga skena muzikore dhe ai qëndroi i heshtur edhe në rrjete sociale, por kjo mungesë po arsyetohet nga këngëtari.
Këngëtari para pak minutave ka bërë të ditur se është në përfundim të dy këngëve të cilat priten të publikohen shumë shpejt.
Në videon e publikuar në Instgram mund të dëgjojmë pak nga dy këngët, Flori i ka titulluar ato “Mbaroi” dhe “Thjesht të du” se cila do publikohet e para mbetet të shihet.