Ramë Lahaj ka përçuar një mesazh të fortë me publikimin e këngës ‘Kthehu rini’.
Ramë Lahaj është një nga vokalet më të çmuar jo vetëm në trojet shqiptare por edhe më gjerë, tenori ka publikuar këngën e radhës ku interpreton në gjuhën shqipe.
‘Kthehu rini’ titullohet kënga e punuar nga Naim Krasniqi, me orkestrim të Florent Boshnjakut dhe videon e punuar prej Artan Korenciës.
“Të bashkojmë forcat kudo që jemi në atdhe e mërgatë për tokën që e lamë me gjak”, shkruan Ramë Lahaj ndër tjerash në një postim ku flet për këngën dhe gjendjen aktuale politike në vend.