Elvana Gjata është ‘lajmëruar’ pas një kohe të gjatë.
Një prej emrave më të dashur të skenës muzikore shqiptare është edhe Elvana Gjata.
Këngëtarja gjatë këtyre muajve kur të gjithë qëndruan të vetizoluar për shkak të pandemisë, ishte tërhjekur nga publiku.
Atë përveç se nuk e kemi parë të sjell ndonjë projekt të ri, nuk ishte as aktive me këngë të reja.
Pas këtyre muajve, Elvana u bë e ‘gjallë’ përmes disa postimeve në rrjete sociale, ku publikon fotografi nga seti i ri fotografik.
Në këto foto, këngëtarja kishte veshur një fustan të gjatë dhe xhaketë, ndërsa në njërin imazh mbante në duar një pankartë.