Para se të lindte, Kate kishte përzemër një tjetër emër për Princin George

0
Gjigandi

Princi George është mbreti i ardhshëm i Anglisë dhe i ka fituar zemrat e gjithë botës që tani. Ai u bë i famshëm që pa lindur ende, atëherë kur të gjithë diskutonin dhe vendosnin baste se si do të quhej. Ajo që në fakt nuk dinim është se George mund të kishte një emër totalisht ndryshe. Para se ai të vinte në jetë, ëma e tij, Dukesha Kate kishte përzemër një emër tjetër.

Kate dëshironte që djali i saj i parë të quhej Alexander.

“Kate dyshonte që ishte djalë dhe kishte përzemër emrin Alexander, megjithatë ata nuk e kishin vendosur ende si do ta quanin të voglin”, -ka treguar një burim për Vanity Fair.

Si përfundim emri Alexander është emri i dytë i George, emri i plotë i të cilit është George Alexander Louis i Kembrixhit. George u quajt sipas të atit të Mbretëreshës Elizabeth, Mbretit George VI.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu