“Nuk bën për këtë punë“; si sillet sot Jona Spahiu me ata që dikur e refuzuan!

0
Gjigandi

Është një figurë mjaft e dashur për publikun, por e ftuar në “Soiree“, Jona Spahiu tregoi se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë për të. Ndonëse një pjesë të mirë të bisedës me Jonida Shehun e zuri djali i saj Raiden, Jona përmendi gjithashtu edhe fillimet e veta në televizion.

Këtu, ajo rrëfeu sesi në fillimet e veta ka trokitur në shumë dyer per televizionin, e madje ka bërë prova për një kohë të gjatë edhe në radio për të ushqyer pasionin e saj, por pavarësisht dëshirës së madhe dhe përkushtimit që tregonte, ka marrë shumë refuzime.

“Në fund më thanë që ti nuk je për këtu”, ishte pohimi i saj.

Megjithatë, Jona tha se pavarësisht të gjithave, ajo sot i flet të gjithë personave që ia mbyllën derën dikur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu