Një tjetër princeshë zhduket në Dubai dhe historia po bën xhiron e botës

0
Gjigandi

A është gjykata e Dubait një ferr i vërtet, siç e përshkruajnë gratë që jetojnë në këtë vend? Pas arratisjes së Princeshës Haya bint al-Huseini, e cila braktisi bashkëshortin e saj, Emirin Mohamed bin Rashid al-Maktoum, pas historisë së saj të trishtë fshihen të tjera detaje. Organizatat për të drejtat e njeriut dhe të grave janë “ngritur në këmbë” sidomos pasi dy vajzat e Princeshës, Shamsa dhe Latifa u zhdukën me dëshirën e tyre, por policia dhe i ati i gjetën dhe i detyruan ato forcërisht që të ktheheshin në shtëpi. Një tjetër vajzë nga një familje mbretërore e emirateve regjistroi një video ku shfaqet në lot dhe e dëshpëruar, teksa kërkon ndihmë për të shpëtuar nga familja e saj dhe nga Dubai.

Një kapitull i ri për princeshën e arratisur Haya

Këtë herë nuk bëhet fjalë për një nga vajzat e panumërta që njeriu më i fuqishëm në Emiratet e Bashkuara Arabe kishte me një nga gjashtë gratë e tij, por një vajzë që pretendon të quhet Sheikha Maitha Maktoum dhe është pjesë e familjes mbretërore. Vajza shfaqet në një video dhe nuk është vetëm, por flet në një mjedis shumë të zhurmshëm, i sigurt për të mos u dëgjuar nga askush pasi thotë se nuk mund të jetojë më atje. “Unë po mendoj të iki sonte. Pse? Sepse unë thjesht nuk mund ta duroj më këtë jetë. Ndihem keq… po, do të iki brenda disa orësh. Nëse do të më kapin, ata do të më vrisin”, thotë vajza teksa qan në video.

Historia e Mbretëreshës Alia, e njohur si Lady Diana jordaneze

Vajza shton se kjo video është e rëndësishme në rast se asaj i ndodh diçka. Videoja u pa nga miliona njerëz në mbarë botën, ndësa që avokati i famshëm për të Drejtat e Njeriut në Amerikë,  thotë se ka pasur kontakte me Maithan në të kaluarën dhe shpjegon se janë të shumta gratë aristokrate arabe që dëshirojnë të ikin nga shtëpia për shkak të trajtimit të keq që u bëhet në shtëpi apo në shoqëri. “Ato janë të vetëdijshme për stilin e jetës së grave perëndimore dhe gratë e tjera mërguese arabe në Evropë dhe Amerikë, por po bëhet gjithnjë e më e vështirë për këto vajza që të pranojnë të jetojnë në një sistem të tillë patriarkal anakronik, në të cilin secilës prej tyre i caktohet një kujdestar mashkull që i ndjek kudo. Është si të jetosh çdo ditë të jetës tënde nën tutelë, e shtypur, pa asnjë të drejtë që të shkosh në dyqane, të bësh blerje apo të frektuentosh vende ku argëtohesh. Sepse ti thjesht nuk mund të hysh”, thotë avokati dhe aktivisti i njohur. Për momentin, nuk dihet se ku është Maitha dhe mbi të gjitha, çfarë mund t’i ketë ndodhur asaj pasi videoja u bë domen publik.

RonaTyra

Për momentin, ajo është thjesht një tjetër emër në listën e grave apo princeshave të zhdukura!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu