Ameli është mësuar me festën e ëmbël të 1 Qershorit, por ndryshimi është që çdo vit e ka pasur për vete të gjithë vëmendjen e prindërve jo vetëm për festë, por çdo ditë tjetër të vitit. Ama që kur ka lindur Duam, Ameli ka marrë rolin e motrës së madhe. Dhe nga sa duket, e bën mjaft mirë.
Ndonëse në fillim, kur Duam ishte ende në barkun e mamit, Ameli ishte pak xheloze, tani gëzon edhe ajo njëlloj si prindërit të gjithë dashurinë që i fal vëllai i vogël.
Sot, në 1 Qershorin e tij të parë, Duam është në krahët e motrës së madhe dhe për prindërit nuk ka lumturi më të madhe se kaq.
Në foton e ëmbël që ka postuar në profilin e saj, duke u uruar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve, Miriam shkruan: “1 Qershori më i bukur me 2 lulet e mia të shtrenjta. Gëzuar!”