Ndërron jetë 88 vjeçari në spitalin infektiv, asimptomatik nga Covid-19

0
Gjigandi

Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. 

Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu