Bradley Cooper ishte një baba krenar të dielën, kur arriti në Qendrën Kennedy për Artet Performuese në Washington, D.C. për një event, i cili ishte i shoqëruar nga vajza e tij e adhurueshme dy vjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper, të cilën ai e ndan me ish- gruan Irina Shayk.
Në një fotografi të çmuar të kapur në këtë ngjarje, Cooper mban vajzën e tij të vogël në krah ndërsa ishte i veshur me një kostum të zi pa kravatë.
Sa i përket vajzës së tij, ajo dukej shumë e lumtur në krahët e babait të saj të famshëm, me një fustan të zi e flokë të lëshuara.
Cooper mbajti në prapaskenë Lean në këtë ngjarje para se të dilte në skenë për të nderuar mikun e tij Chappelle.
“Ai në të vërtetë është një mik i mirë i imi dhe e dua eksperiencën e punës me të”, i tha Chapelle ET për Cooper në këtë ngjarje. “Sa i përket përvojës sime, Bradley është një aktor dhe regjisor i përsosur”.