Një paraqitje e rrallë publike e Bradley Cooper me vajzën e tij, Lean

0
Gjigandi

Bradley Cooper ishte një baba krenar të dielën, kur arriti në Qendrën Kennedy për Artet Performuese në Washington, D.C. për një event, i cili ishte i shoqëruar nga vajza e tij e adhurueshme dy vjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper, të cilën ai e ndan me ish- gruan Irina Shayk.

Në një fotografi të çmuar të kapur në këtë ngjarje, Cooper mban vajzën e tij të vogël në krah ndërsa ishte i veshur me një kostum të zi pa kravatë.

Sa i përket vajzës së tij, ajo dukej shumë e lumtur në krahët e babait të saj të famshëm, me një fustan të zi e flokë të lëshuara.

Cooper mbajti në prapaskenë Lean në këtë ngjarje para se të dilte në skenë për të nderuar mikun e tij Chappelle.

“Ai në të vërtetë është një mik i mirë i imi dhe e dua eksperiencën e punës me të”, i tha Chapelle ET për Cooper në këtë ngjarje. “Sa i përket përvojës sime, Bradley është një aktor dhe regjisor i përsosur”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu