Kjo është një çështje që kam biseduar më shokë e shoqe, më të dashur dhe më pak të dashur, dhe ndonëse kam dëgjuar shpesh fjalinë: “ Rri e qetë, edhe nëse e jep mbrëmjen e parë s’ka asgjë të keqe”, eksperienca ka diktuar ndryshe. Por, ka dhe nga këta që thonë që nëse i pelqen vërtetë, nuk ka rëndësi nëse e jep mbrëmjen e parë, të dytë apo të dhjetë, sepse do kthehet të të kërkojë.
Ku qëndron e vërteta ?
Nuk e kam ende kuptuar. Po pres që një penis më tru të më ndriçojë mbi këto cliché, prandaj mos nguroni se ka një post dhe në Fb.
Ajo që e jep është gruaja, jo burri
Është gruaja që e jep, pra dhuron. Një anë e kërkon, ana tjetër vendos ta japë apo jo, është bërë si shitblerje: vagina. Disa mendojnë që e kanë prej floriri, si puna ime, këtu na thërrasin “lezbike”. Por, nuk po flasim për këto raste, po flasim për ato që janë bujare. Ato që e japin që natën e parë.
Gruaja jep, por në të vërtetë pranon
Ka një tjetër ide të ngulur përsa i përket gruas pasive, të nënshtruar, por jo sepse është e shtypur nga burri, por në kuptimin që gruaja ka gjithmonë një sjellje “pritëse” dhe jo aktive. Një burri i themi më *i fort, jo hajde të të *i. Pra e ftojmë që të na bëjë diçka: vendosemi në pozitën e të vuajturit diçka ( më dëshirë dhe miratim, patjetër). Nga ana tjetër edhe kafshët bashkohen në atë pozitë, 90 gradë, gjatë të cilit seksi femëror është i nënshtruar nga ai mashkullor. Ndoshta ideja e gruas që prêt diçka varet dhe nga fiziologjia dhe anatomia e trupave tanë: diçka që duhet të hyjë dhe diçka që duhet të dalë. Kur mendoni për një spinë të vendosur në korrent, mendoni për spinën që afrohet te muri dhe jo anasjelltas.
Pse nuk ekziston “kurvi “?
Nëse një vajzë është e lëvizshme, është një ku*vë, ndërsa nësë ai shkon më një të ndryshme çdo natë është i paparë, nuk është kurvi. Jemi në vitin 2020 dhe ende vazhdon ky gjykim. Kjo cliché vjen nga një tjetër cliche që ende e sheh burrin si pushtues. Ndërkohë që një burrë që ka shumë sukses me vajzat, është fitimtar. Një burrë që nuk arrin të ketë sukses më gratë është një i dështuar. E vërteta është që burrat nuk janë mësuar më pavarësinë e grave dhe evolucionin e tyre social, ekonomik, emocional. Aq shumë nuk janë mësuar sa që shpesh herë këto shenja të pavarësisë keqinterpretohen ( jo nga të gjithë) dhe rëndom, si dënim vjen vrasja në mënyra barbare.
Nuk më besoni ? Shembull këtu poshtë:
Nëse një grua flet për edukimin seksual, seksin, mbi atë që pëlqen dhe nuk pëlqen me siguri është një ku*vë. Nëse ke prezervativ, lubrifikant apo ndonjë lodër seksuale; për çfarë të duhen, jë ku*vë ? E jep në takimin e parë ? Je ku*vë e përdalë.
Pak, shumë pak veta, mendojnë që nëse flet pa pasur barriera është sepse jë një grua e lirë, kurajoze dhe shumë krenare. Je një grua qëmenaxhon veten dhe jetën tënde seksuale. Ke prezervativ sepse kujdesesh për shëndetin tënd dhe nuk dëshiron të marësh ndonjë sëmundje seksuale. Nëse e jep në takimin e parë është sepse ke vendosur në mënyrë të lirë dhe të vetëdijshme, që ai të pëlqen dhe që nuk ke nevojë për strategji: Do të marrësh atë që dëshiron dhe pikë. Sepse mbremja ishte e këndshme dhe ti e pëlqen, jeni të dy të eksituar, dhe nuk ke asnjë motiv për të menduar që nuk duhet ta bësh ditën e parë.
Në fakt të bësh seks natën e parë ka një avantazh shumë të madh ( përpos dëshirave të plotësuara), nësë bën seks keq, do e marrësh vesh menjëherë. Kështu që do ta dish mënjëherë nëse do i shtohet listës të atyre që kam pagëzuar si #mikropenisa. Apo do ta zbulosh pas një muaji, gjatë të cilit ndoshta e ke idealizuar dhe ndoshta dhe dashuruar ? Seksi është faktor i rëndësishëm që nuk mund të anashkalohet. Më mirë të bësh një check up.
Të bësh seks në takimin e parë nuk të bën keq, të dalësh më një trap të bën keq. Sepse marrëdhëniet midis njerëzve kanë shumë probleme, pa pasur nevojë të trajtojmë dhe seksin si problem. / Tabu