Një bashkëpunim në horizont? Publikohet biseda mes Bleonës dhe Timberland

0
Gjigandi

E ftuar speciale sonte në “Klanifornia” ishte Bleona Qereti. Pas suksesit të fundit si aktore në filmin “Falco”, Bleona zbuloi projektet që pritet të realizojë shumë shpejt. Një projekt shumë i rëndësishëm që Bleona do të realizojë në muzikë u zbulua nga një bisedë në telefonin e saj.

Asaj iu kërkua të zbulojë bisedën e fundit që ka bërë me një përsonazh të famshëm dhe ishte pikërisht me këngëtarin dhe producentin e njohur Timberland.

“Timbo është Timberland. Kemi një EP që do të bëhet në pesë këngë. Do vendosim në janar çfarë këngësh do bëjmë dhe do të dalë në të njëjtën kohë si ‘Paper Empire’”, -u shpreh Bleona duke rrëfyer për herë të parë se do të bashkëpunojë sërish me Timberland.

Edhe pse këngët nuk janë vendosur akoma, e sigurt është që do të jenë një sukses i vërtetë!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu