Jennifer Lopez ka rënë gjithmonë në sy për format e saj perfekte fizike. Ylli i muzikës latine i ka surprizuar çdo herë e më shumë ndjekësit e saj në mbarë botën, njëjtë si në performancën e fundit të mbajtur ditën e dielë në Miami.
50-vjeçarja ka performuar në skenë e veshur me një ‘body’ latex, në ngjyrë të bardhe dhe të zezë, që e shfaqte më sexy se asnjëherë tjetër. Flokët i kishte në onde të mëdha, ndërsa ishte kujdesur që në fytyrë të ishte e kuruar deri në detaje.
Ashtu si çdo herë tjetër, Jennifer i ka shoqëruar këngët me koreografi kërcimi, duke bërë që fansat të brohorasin të emocionuar. Në fakt kjo nuk është hera e parë që me ‘look-un’ dhe performancat ekspresive në skenë, JLo çon peshë zemrat e publikut dhe fansave të saj kudo ndodhen.