Meksikë, aktivizohet vullkani Popocatepetl

0
63
blank
Gjigandi

Sasi të vogla të hirit ranë në jug të Meksiko City, për shkak të aktivitetit të shtuar në vullkanin e afërt Popocatepetl, njoftuan sot autoritetet meksikane.

Byroja e Mbrojtjes Civile në Meksikë njoftoi se hiri kishte rënë në periferitë jugore të kryeqytetit meksikan, Tlalpan dhe Xochimilco.

Në njoftim thuhet se hedhja e hirit do të vazhdojë dhe ka të ngjarë të shkojë në drejtimin e Meksiko City, por se shpërthimet nuk do të jenë më keq se ato në vitet e fundit, raporton AP.

Vullkani Popocatepetl është 5,426 metra i lartë dhe shtrihet 72 kilometra në juglindje të kryeqytetit meksikan.

Ky vullkan ishte veçanërisht aktiv në fillim të vitit, por aktiviteti i tij ishte qetësuar.

Rreth 25 milionë njerëz jetojnë në një hapësirë prej 100 kilometrash larg vullkanit Popocatepetl.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu