Nga Mark Wahlberg tek Eminem – të fshehtat e nëntë të famshmëve që mund t’jua ndryshojnë mendimin për ta

0
Gjigandi

Për personalitet e famshme raportohet çdo ditë, aq sa është vështirë të mendohet se ka diçka për ta që publiku nuk e di. Megjithatë, ekzistojnë disa detaje që mund t’jua ndryshojnë mendimin që keni pasur për këta yje.

Kur t’i lexoni disa prej fakteve të mëposhtme, ndoshta nuk do t’i shihni më me të njëjtin sy:

Mark Ruffalo

Aktori që ka një karakter konfuz është i prirë ndaj teorive konspirative. Ndër tjerash, ai bën pjesë në grupin e njerëzve që besojnë se për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 janë faktorë pikërisht amerikanët.

RonaTyra

Clint Eastwood

Image

Filmbërësi i famshëm është republikan i regjistruar, mirëpo ai nuk e ndan mendimin e të gjithëve që i takojnë këtij orientimi politik. Aktori dhe regjisori nuk ka asgjë kundër martesave homoseksuale dhe konsideron se njerëzve duhet t’u jepet e drejta të bëjnë çfarë të donë.

 

James Woods

Image

Dikur ishte ndër aktorët më të popullarizuar hollivudian, mirëpo me kalimin e viteve u bë nga ata persona që vazhdimisht i ofendojnë imigrantët, liberalët dhe idetë e tyre. “Miliona njerëz vijnë në SHBA në mënyrë legale. T’i quash të ardhurit e paligjshëm emigrantë pa dokumente, është njësoj sikur t’i quash dilerët e heroinës mjekë pa dokumente”, ka thënë ai në një rast.

Kurt Cobain

Image

Para se ta lansonin albumin “Nevermind”, anëtarët e grupit “Nirvana” i ndanin paratë në mënyrë të barabartë, në tri pjesë. Mirëpo, pas suksesit të këtij albumi, frontmeni kërkoi 75 për qind të të drejtës autoriale dhe 100 për qind të të drejtës së teksteve, ndërsa insistonte që kjo ndarje të bëhej në mënyrë retroaktive.

Alice Cooper

Image

Ka të tillë që e konsiderojnë si një satanist, por në fakt, Alice është një besimtar i madh dhe thotë se beson në secilën fjalë të Dhjatës së Vjetër.

Mark Wahlberg

Image

Një besimtar i madh është edhe aktori i famshëm. Përkundër angazhimeve të mëdha në karrierë, ai gjen kohë për të shkuar në kishë, ndërsa thotë se besimi ia ka shpëtuar jetën dhe e ka nxjerrë nga bandat kriminale dhe nga vartësia. Njëherësh, ai u ndihmon shumë fëmijëve që vijnë nga pjesët problematike të qyteteve, në mënyrë që t’i shpëtojë nga jeta e rrugës.

Vince Vaughn

Image

Edhe pse është pjesë e liberalëve hollivudiane, aktori është kundër ligjeve që kufizojnë mbajtjen e armëve. Ai e mbështet idenë që shkollat të sigurohen me armë dhe se gjuajtje me armë nëpër shkolla ndodhin vetëm atje ku nuk ka roje të armatosura.

Arnold Schwarzenegger

Image

Ikona e filmave aksion konsiderohet si një prej ‘të fortëve’ në Hollywood, mirëpo nga viti 2016 ka  hequr dorë nga ngrënia e mishit dhe aplikon mënyrën vegane të të jetuarit. Së bashku me James Cameronin e promovojnë këtë mënyrë jetese dhe kanë kërkuar nga të tjerët që të mos konsumojnë mish.

Eminem

Image

Njëri prej reperëve më vulgarë në industrinë muzikore nuk e lejon sharjen në shtëpinë e tij. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu