Duke qenë familja më e famshme në botë, të gjithë sytë janë vazhdimisht në çdo lëvizje që Kardashian dhe Jenner bëjnë.
Kështu që kur ato vendosin të modifikojnë belin dhe vithet, ndjekësit nxjerrin në pah gabimet e tyre.
Kris, Kim, Khloe, Kourtney, Kendall dhe Kylie, të gjitha nuk kanë mundur ta realizojnë me sukses modifikimin në jo pak raste.
1. Skandali i rrobave banjove të Kylie.
Kohët e fundit, Kylie nxorri në pah format e saj trupore teksa realizonte një set fotografik krah pishinës së saj. Por, ajo bëri një gabim të madh me modifikimin, pasi një pjesë e pishinës është tërësisht e shtrembëruar. Kjo me shumë mundësi sepse u përpoq të kishte këmbë të tonifikuara.
Kylie e fshiu shpejt foton dhe më pas e postoi përsëri, por këtë herë me skajin e pishinës të shtrembëruar të prerë nga imazhi.
2. Katastrofa e selfie-t para pasqyrës e Kim Kardashian.
Në postimin e fundit të modifikuar, nëna e katër fëmijëve nuk mori asgjë tjetër përveç komenteve negative dhe një sulmi akuzash duke pretenduar se ajo do të ndryshonte imazhin e vetes.
Format duket se janë të lakuara në mes dhe në anën e djathtë të fotos, veçanërisht aty ku dera duket qartë që është shtrembëruar.
3. Fotoja e dështuar e Krishtëlindjes së Kim.
Kur Kim publikoi kartolinën e Krishtlindjeve të familjes West në 2019, ndjekësit kishin shumë dyshime.
Të gjithë sytë shkuan tek North, e cila dukej jashtë kornizës familjare. Ana e djathtë e flokëve të saj ka një vijë të paqartë sikur të ishte prerë nga një foto tjetër dhe të vendosej përsëri tek kartolina e Krishtlindjeve.
Siç rezulton, Kim ishte e detyruar ta pranonte që kjo ishte e vërtetë. Kim i rrëfeu të gjitha në Tëitter: “është ankthi më i madh për të mbledhur katër fëmijë së bashku, duke buzëqeshur në një dhomë”.
“North refuzoi të ishte në xhirime. Ajo thjesht qante, sepse dëshironte stilin e flokëve të saj specifik… Kështu që, unë thashë mirë, nuk do të jesh në foto. Ky është vendimi … ajo e pranoi atë “.
4. Skandali i fotos gjatë pushimeve të Kylie Jenner.
Kylie shkaktoi kaos përsëri në internet kur ajo dhe Stassie Karanikolaou shijuan ca kohë nën rrezet e diellit vitin e kaluar.
Të dy krahët e Kylie dhe Stassie duken të deformuara nga efekti i hollimit me Photoshop.
Së dyti, njëra prej këmbëve të Stassie është dukshëm më e hollë se tjetra.
5. Historia e gishtit të madh të Khloe Kardashian.
Javët e fundit, Khloe Kardashian është akuzuar se ka modifikuar foto të shumta të vetes, aq shumë sa duket e panjohur.
Por gabimet e së kaluarës ende nuk kalojnë pa u vënë re, veçanërisht kur bëhet fjalë për historinë e gishtit të madh të Khloe.
Ndërsa pamja seksi e yllit të ‘Keeping Up With The Kardashian’ është absolutisht mahnitëse, nuk mund të kalonte një postim pa u modifikuar.
Gishti i madh i saj i majtë duket se është shtrembëruar për shkak të faktit se ekziston një linjë misterioze e zezë që vazhdon deri poshtë gishtit.
Ndjekësit kmentuan se dukej qartë që photoshop-i kishte bërë që ajo të kishte 2 gishta.
6. 14 gishtat e Khloe-s.
Ndoshta, një nga dështimet më të mëdha të Khloe, është fotoja ku duket me disa gishtërinj tepër.
Ndjekësit iu lutën asaj që të punësonte dikë profesionist për photoshop-in.