Nëse menduat se karantina për një dukeshë si Kate është më e lehtë, keni menduar gabim

0
Gjigandi

Kate Middleton dha së fundmi një intervistë me Zoom për “This Morning”, për të folur për projektin e saj të ri fotografik me National Portrait Gallery. Ajo gjithashtu foli për izolimin për shkak të pandemisë dhe rrëfeu se ka qenë e vështirë për të dhe fëmijët e saj. Kjo për shkak të pamundësisë për t’u takuar me miqtë dhe familjarët.

“Është shumë e vështirë. Ne nuk e kemi përdorur shumë Facetime apo gjëra të tilla, por sigurisht që tani po e bëjmë më shpesh. Na ka ndihmuar shumë”, -tha Kate.

Dukesha shtoi se ajo, William dhe fëmijët flasin me anëtarët e tjerë të familjes çdo ditë, por është e vështirë për George-in, Louis-in dhe Charlotte-n ta kuptojnë situatën.

“Mundohemi të flasim përditë me anëtarët e familjes dhe të diskutojmë për të rejat apo për gjëra të tilla. Në një farë mënyre, mendoj se kemi folur më shumë se kurrë në Facetime, por është e vështirë. Është e vështirë t’ia shpjegosh një 5 dhe një 6-vjeçari se çfarë po ndodh”, -tha ajo.

Gjithashtu, Kate shtoi se mësimi nga shtëpia ka qenë një sfidë dhe shpjegoi se “George mërzitet, pasi do të bëjë detyrat e Charlotte-s. Të bësh sanduiçë merimangë është diçka më e bukur se të shkruash e lexosh.”

RonaTyra

Edhe Kate që është dukeshë ka të njëjtat “halle” si të gjitha nënat kudo në botë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu