Nëse i keni kapërcyer këto përvoja me sukses, atëherë jeni bërë për njëri-tjetrin

0
Gjigandi

1)Keni qenë me pushime dhe çdo gjë ka shkuar keq; nga vonesa e avionit deri tek çmimi stratosferik i makinës që keni marrë me qira. Por tani qeshni kur e kujtoni!

2)Keni bërë një udhëtim të gjatë me makinë pa u grindur ose pa u mëriztur. Përkundrazi, jeni zbavitur: Nuk është diçka që u ndodh të gjithëve.

3)Keni takuar prindërit e tij dhe në fillim nuk i pëlqenit fare. Kurse tani gjithçka është vaj(sidomos sepse keni gjetur një mënyrë për t’i parë shumë rrallë).

4)Keni pasur probleme me një mikun e partnerit sepse është një person që nuk pajtohet absolutisht me parimet tuaja. Megjithatë ai të ka zgjedhur ty: do të thotë shumë për zgjedhjet e një burri.

5)Keni kaluar një pasdite së bashku në një dyqan me mobilie dhe aksesorë shtëpie dhe ai nuk ka ulëritur dhe s’ju ka tërhequr krahun drejt deres.. Madje nëse dhe ai ka shprehur një mendim të vetin për të blerë ndonjë divan për shtëpinë atëherë, wow, është super!

RonaTyra

6)Keni qenë së bashku në një festë ku ai i njihte të gjithë dhe ju askënd. Por ai ia doli t’ju bëjë të ndiheni rehat në krah të tij, duke treguar para të gjithëve se ndihet krenar me ju.

7)Keni qenë në një dasmë së bashku dhe nuk u është dukur e çuditshme. Kështu që ai nuk ka frikë nga lidhjet e qëndrueshme e as ti.

8)Arrini të gjeni një marrëveshje se si ta arredoni e dekoroni shtëpinë (sigurisht pasojë e pikës 5). Një gjë së cilës shumë pak çifte i mbijetojnë.

9)Keni gjetur një kompromis të kënaqshëm edhe pas zënies më të fortë të shekullit. Do të thotë që keni dëshirë të ndërtoni së bashku diçka të rëndësishme.

10)Nuk vuani shumë nëse një prej të dyve ka herë pas here nevojë të rrijë vetëm. Lidhja juaj është solide sepse në mënyrë reciproke i lini hapësirë individualiteve tuaja pa frikën se humbisni. Ju e dini se në çdo rast, jeni gjithmonë së bashku, edhe kur jeni larg. Kjo është dashuri e vërtetë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu