Nëse Chiara Ferragni do të ishte shqiptare, cilat do të ishin komentet pas postimit të saj të fundit në Instagram?

0
Gjigandi

“Je më e bukur se Mykonos”! Kështu shkruan për veten me humor Chiara Ferragni në foton që postoi sot në Instagram. Po lexonim komentet e ndjekësve poshtë statusit që mbështetnin thirrjen e fortë sensuale dhe simpatinë e fotos dhe po mendonim: nëse ndonjë personazh shqiptar do të shkruante të njëjtin status para pasqyrës, sot mediat online dhe komentuesit do ta pushkatonin. Në Shqipëri e quajnë delir të duash e ta marrësh me të mira veten, me humor apo me autoironi, me pak eufori kur vërtet ndihesh e bukur ose thjesht, sepse po citon një varg kënge. Ja disa nga komentet hipotetike shqiptare, nëse Chiara do të ishte shqiptare:

*Pse thua je më e bukur se Mykonos, ti duhet të thoje “je më e bukur se Sazani, Jala apo Dhërmiu, po s’rrini dot pa ia bërë qejfin grekut ju. S’e shikon plagën e Çamërisë”.

*Narciziste e çmendur. Sheh veten në pasqyrë dhe thua “jam më e bukur se Mykonos”. Kujdes se do biesh në ujë dhe do mbytesh.
*Ku e gjete bukurinë ti moj aman. Skilipece pa gjoks e pa b…ë
*Ty të ka zënë mallkimi i shkodranëve, kur të urojnë: “Të të hypë vedi në qejf”.
*A ke burrë apo s’ke burrë ti që del me reçipeta në foto. Pikaaaa, mori për kot shoqëria.
*Ti je pornostar, jo superstar. S’të vjen turp, s’të vjen. Veç burrit i dilet ashtu moj e përdalë.
*I shite të gjitha. Ja te lekët e keni mendjen ju VIPAT.
*Sa të pëlqen vetja mi goc. Mendjemadhe!
*Je dhe mama me fëmijë. I ke dhënë gji fëmijës. Tek cicat e keni mendjen. Latë nam latë. Për famën bëni gjithçka.

*Iiii u bëre edhe ti. Një blogere je, bën si VIP-i modh.

Po, po një blogere që vlen miliona dollarë. Hapni mendjen shqiptarë. Boll më me paragjykime, me urrejtje dhe fyerje, me shfryrje dufesh dhe me revolta pa shenjestër që i shkarkoni në shtëpitë virtuale të njerëzve në Instagram. Me këtë që ofron media dixhitale online është shumë e thjeshtë. Ndiq ose mos ndiq modelin që të pëlqen. (Follow/Unfollow). Sa shumë modele na serviren!  Zotësia është tek aftësia jonë për të seleksionuar. Fol mirë kur ke për të thënë diçka dhe hesht kur s’ke për të thënë gjë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu