Nehat Kulla vdiq si pasojë e koronavirusit

0
Gjigandi

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe eksperti i Shëndetësisë pranë PD Gazmend Koduzi kanë zhvilluar debat në lidhje me pacientët që kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit.

Në lidhje me humbjen e jetës të Nehat Kullës gjatë ditës së sotme, Brataj deklaroi në Real Story se shkak për vdekjen e tij ka qenë pikërisht koronavirusi.

Skënder Brataj: Nuk mund të ngatërrojmë dot pacientët e vdekur me të tjera sëmundje dhe ata me koronavirus. Nëse ndërrojnë jetë, bëhet vërtetimi i vdekjes.

Nëse më bie fjala vjen infarkt, vdes nga ky komplikacion e jo nga virusi. Këtë e vendos eksperti e nuk e vendos askush. Për diagnozën, e vendos vetëm autopsia.

Gazmend Koduzi: Nëse dikush vdes tek Spitali Infektiv, se personi ka vdekur nga koronavirusi.

RonaTyra

Skënder Brataj: Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po.

Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19.

Gazmend Koduzi: Gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar, kurse sot në mëngjes organizmi i tij ka qenë me probleme të shtuara.

Nehat Kulla, i njohur si “gjenerali” i bandës famëkeqe kishte disa kohe qe kishte perfunduar denimin 20 vjeçar ne burgun e Fushe Krujes për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata.

Kujtojmë se më 29 qershor 2018, Nehat Kulla iu drejtua Gjykatës për lirim me kusht. Gjendja shëndetësore ishte një nga argumentet e Kullës për lirinë, por me pas hoqi dore.

Emri i tij eshte i lidhur me nje sere ngjarjesh dhe njihej si drejtuesi i njeres prej bandave qe vepruan ne vitin 1997.

Banda e Nehat Kullës

Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998.

Aktiviteti i bandës

Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën gjenerali, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme.

Nofka “Gjenerali”

Nehat Kulla, ish-i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej Gjenerali pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet (Chevrolet) me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Të paktën, atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatikun nga dora.

Marrëdhëniet me politikën

Kundërshtarët politikë të Fatos Nanos publikuan një foto të tij në burg me Nehat Kullën, duke deklaruar se Nano kishte lidhje me kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë. Arrestimet dhe daljet e shumta nga burgu të Kullës i shtuan dyshimet për lidhje të ngushta të tij me politikën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu