Këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka treguar së fundmi për fansat e saj mënyrën se si ajo është duke e kaluar një ditë të zakonshme në mbyllje gjatë kësaj pandemie globale.
Revista me nam botërore, “Vogue”, ka realizuar një vizitë në shtëpinë e saj, ku ndër të tjerash ka zbuluar ambientet luksoze dhe rutinën e përditshme të artistes 30-vjeçare.
Veshja e qenit të saj, të quajtur Bear dhe përgatitja e ushqimit shqiptar me vëllanë e saj është orari i përditshëm i yllit të muzikës pop gjatë izolimit në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Asnjëherë nuk është një moment i mërzitshëm për Bebe Rexhën, e cila zakonisht njihet për bashkëpunimet e saj me me të gjithë emrat e njohur, duke nisur nga Nicki Minaj e deri tek Lil Wayne, si dhe krijimi i këngëve për të këngëtaret e pëlqyera si: Rihanna dhe Selena Gomez, ndërkohë që ajo vet njihet si artiste e cila është nominuar nga “Grammy”.
Pra, kur gjithçka ndalet, lind pyetja se çfarë është duke bërë një yll muzike në mbyllje? Gatimi i pjatave të saj të preferuara shqiptare me mikun e saj në karantinë – vëllanë e saj, Florentin – dhe kujdesi ndaj qenit të saj, Bear, natyrisht.
“Këto nuk janë kohë normale, por ne nuk mund t’i lejojmë vetes të bijmë poshtë në vrimën e errët”, thotë ajo, teksa mirëpret Revistën e famshme “Vogue” brenda shtëpisë së saj në Los Angeles.
Vlogu në shtëpinë e Bebe Rexhës nis me artisten teksa provon syzet e saj të diellit me shkëlqim, ndërsa është e veshur në stil sportiv me një bluzë të zezë dhe atlete sportive.
“Të jesh në karantinë më ka bërë të qëndroj më afër familjes time”, shton ajo. “Unë u thashë atyre që unë dua një telefonatë në ‘Zoom’ me të gjithë 15 anëtarët e afërt çdo të diel dhe nuk dua që kjo të ndalet!”, thotë Rexha gjatë videos së realizuar për “Vogue”.
Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ka treguar se nuk e ka çuar kohën dëm gjatë gjithë kësaj periudhe, pasi ka punuar në këngët e reja të albumit të saj të ri, që do të publikohet këtë vit.