var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Princi Harry ka folur për herë të parë për përjetimin e tij gjatë periudhës së pandemisë.
35-vjeçari u shpreh se jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike për të gjithë dhe se kërkohet motivim për të vazhduar përpara.
Nëpërmjet një mesazhi nga shtëpia e tij në Los Anxhelos, ku njoftoi shtyrjen e Lojërave Invictus 2020 vitin e ardhshëm, princi tha se sfidë mbetet shëndeti mendor.
“Do të shohim dhe dëgjojmë nga shumë konkurrentë të Invictus përvojën dhe aftësinë e tyre në përballimin e sfidave të shëndetit mendor, dhe kjo është diçka nga e cila mund të mësojmë të gjithë. E njëjta gjë padyshim, mund të thuhet, për profesionistët tanë të jashtëzakonshëm të kujdesit shëndetësor, që punojnë kaq shumë për të na mbajtur të gjithë të sigurt.”
Lojërat Invictus janë ide e princit Harry, dhe zhvillohen që prej vitit 2014.
Këto lojëra përdorin fuqinë e sportit për të frymëzuar rimëkëmbjen, për të mbështetur rehabilitimin dhe për të gjeneruar një mirëkuptim dhe respekt më të gjerë për njerëzit e shërbimit që kanë mbetur të gjymtuar.
Këtë vit, ato ishin parashikuar të zhvilloheshin në Hagë por për shkak të pandemisë, eventi sportiv u shty në 2021.
Ndërkohë, princi, bashkëshortja e tij Megan dhe djali i tyre Archie, po jetojnë në SHBA, që pas largimit nga detyrat mbretërore.