Mësoni cila është gjuha e trupit e personit i cili nuk e thotë të vërtetën – këto lëvizje e zbulojnë!

0
Gjigandi

Një ndër shenjat më të lehta të gjuhës së trupit të cilat mund t’i vëreni, por që do të thotë që personi gënjen është nëse mbulon fytyrën apo gojën derisa flet

Psikologët besojnë që çelësi për zbulimin e gënjeshtrës fshihet në gjuhën e trupit dhe nëse vëmendjen e drejtojmë në të, mund të zbulojmë edhe gënjeshtrën më të vogël.

Këto janë disa gjëra të cilave duhet t’u kushtoni kujdes:

Ndiqni pauzat

Një ndër shenjat më të shpeshta e cila zbulon se a po gënjen personi janë pauzat midis fjalëve.

RonaTyra

Nëse personi bën pauza shumë të gjata apo bën më shumë pauza të vogla derisa flet, me siguri gënjen dhe bën pauza për të menduar se çfarë do të thotë.

Kushtoni kujdes zgjatjes së emocioneve

Emocionet natyrale zakonisht nuk zgjasin më shumë se 5 sekonda.

Nëse dikush ka të njëjtën shprehje të fytyrës më shumë se 5 sekonda, me siguri aktron. Nuk mund të kemi të njëjtën shprehje fytyre 10 sekonda.

Ata bëjnë me gisht nga ju

Kur gënjeshtra bëhet armiqësore, ata mundohen të ndryshojnë rolet. Kjo rezulton me shumë drejtime gishti, sepse ata mundohen të drejtojnë fokusin nga ju.

E mbyllin gojën me duar

Llafazanët automatikisht i vendosin duar në gojë, kur nuk duan të flasin më apo nuk duan të përgjigjen në ndonjë pyetje. Kur të rriturit i vënë duart sipër buzëve, ata nuk duan të tregojnë gjithçka apo thjeshtë nuk duan të tregojnë të vërtetën.

E tundin kokën apo e ngrehin lart si gjel

Po që se dikush e tundë kokën apo e grihë lart si gjeli, ka shumë mundësi se është duke ju gënjyer. Kur dikush gënjen e tërheqë kokën në njërën anë, e tundë, apo edhe lakon në njërën anë.

Marrin frymë thellë

Njerëzit që janë duke gënjyer, marrin frymë thellë – madje edhe mund të grisin krahët. Në esence, ata janë pa frymë sepse rrahjet e zemrës dhe shtypja e gjaku ndryshojnë. Ju mund t’i ndjeni këto ndryshime, kur jeni nervoz apo të tensionuar – kur gënjeni.

Ndalojnë së foluri rrjedhshëm

Nëse e keni parë ndonjë të dyshimtë, që për një kohë të gjatë nuk ka folur, kur fillon të flas është shumë i paqartë. Kjo ndodhë sepse gjatë stresit, sistemi nervor e ndalon rrjedhën e pështymës, që më pas i thanë membranat e mukozës së gojës.

Mbajnë objekte rreth tyre

Kur dikush është duke gënjyer, ata ndihen të ndjeshëm dhe dëshirojnë të duken më të qëndrueshëm. Gënjeshtarët mund të mbajnë objekte të ndryshme që i ndihmon ata të ndihen të sigurt.

Largohen pak nga ju duke krijuar një distancë

Nëse një person largohet prej jush, kjo mund të thotë se ata po përpiqen të fshihen nga diçka që i bën ata të pakëndshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu