Pak ditë më parë Olta Boka organizoi festën e mirëseardhjes së bebit (baby-shower) ku mes familjarësh, miqsh e kolegësh artistja festoi për ngjarjen e bukur (rozë) që po ndodh në jetën e saj.
Olta ka qenë përherë e rezervuar dhe tejet diskrete për jetën e saj private, dhe në asnjë intervistë apo dalje publike nuk ka preferuar të flasë për çështjet e zemrës.
E dashuruar prej disa vitesh me Iv Rrokaj, djalin e akademikut Shezai Rrokaj çifti së shpejti pritet të bëhen prindër të një vajze ndaj si rrallë më parë, këngëtarja ka ndarë me publikun njeriun e zemrës.
Pak orë më parë në instagramin e saj, artistja në pritje të ëmbël postoi një foto familjare me anëtarët e familjes së madhe Rrokaj-Boka.
Kështu njohem edhe gjyshen, babin dhe hallën e vogëlushes që do t’i bashkohet familjes së shpejti.