Aktorja turke, e njohur për rolin e Selxhan në serialin “Osman”, Didem Balçın, nuk e ka anuluar dasmën me avokatin Can Aydın, edhe në këtë periudhë të vështirë të shkaktuar nga Covid-19.
Në tryezën tradicionale të martesës, sipas traditës turke, Didem Balçın dhe Can Aydın, veç fustanit të nusërisë dhe kostumit, kishin edhe maskat në fytyrë. Dëshmitarët e dasmës ishin miqtë e afërt të çiftit, İdil dhe Mert Fırat.
Në një kohë kur pothuajse çdo aktivitet që grumbullon njerëz është anuluar, përfshirë edhe dasmat, për të ruajtur distancën sociale gjatë ditëve të koronavirusit, aktorja Didem Balçın dhe partneri i saj, Can Ayd, vendosën të lidhin kurorë pa e anuluar ditën e dasmës.
Didem Balçın & Can Aydın, në fakt, kishin planifikuar të martoheshin në qershor pas ceremonisë së fejesës që u zhvillua me familjarët dhe miqtë e ngushtë dy muaj më parë.
Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale duket qartë që çifti ka respektuar masat parandaluese. Të ftuarit e vetëm ishin prindërit dhe dëshmitarët e çiftit, por online në lidhje “Zoom”, ceremoninë e kanë ndjekur edhe shumë miq të aktores dhe avokatit.
DİDEM BALÇIN ka lindur më 18 maj 1982 në Ankara. Ka një motër më të madhe, Ozlem. Mamaja e saj ka prezantuar Turqinë si “Miss Bukuria” në Japoni, në vitin 1975, ndërsa i ati ka punuar në radion kombtëare. Didem ka përfunduar studimet e larta për Teatër dhe Aktrim. Numëron 5 role në teatër që nga viti 2002, më shumë se 20 role në filma dhe seriale. Në vendin tonë është e njohur nga roli i Selxhan në serialet “Ertugrul” dhe “Osman” të transmetuar në Tv Klan.