Majk po kalon ditën bashkë me djalin.
Reperi Majk gjatë ditës së sotme ka udhëtuar jashtë Prishtinës, për të kaluar ditën bashkë me djalin në një tjetër ambient.
Ai ka publikuar disa fotografi, përmes së cilave tregoi pak nga vendi ku ka udhëtuar, ndërsa nuk mungoi as imazhi me Roanin.
Që të dy dukeshin shumë të lumtur teksa po shijonin qëndirmin në ambient plot gjelbërim.
Për ndryshe, “Sytë mu kanë qorru me t’pa” titullohet projekti i fundit nga Majk, ndërsa së fundi ka paralajmëruar një këngë të re.