Loredana sërish pranë Zunës, kësaj radhe në këtë vend

0
Gjigandi

Loredana duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me këngë të reja.

Loredana Zefi së fundi publikoi këngën “Nicht Verdient”, të cilën e solli në bashkëpunim me Capital Bra.

Brenda një dite, kënga mori afro 5 milionë klikime në kanalin YouTube dhe po qëndron në krye të tabelave.

Por, duket se artistja do të vazhdojë të sjellë edhe të tjera projekte së shpejti, ngase bashkë me Zunën u drejtua për në studio muzikore.

RonaTyra

Ajo publikoi imazhe krah reperit, ndërsa të dy po bënin gjestin e pahijshëm duke ia treguar gishtin e mesit kamerës.

Se a do t’i shohim këta dy artistë bashkë në një tjetër projekt, i mbetet kohës ta dëshmojë një gjë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu