Loredana flet pas ndarjes nga Mozzik: Shumë rrallë bënim gjëra së bashku

0
Gjigandi

Loredana Zefi ka treguar se si nuk po e ndien mungesën e Mozzikut.

Loredana dhe Mozzik i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre prej disa muajsh, por ata vazhdojnë të ruajnë kontaktet së bashku. Përmes rrjeteve sociale ata kanë treguar se kanë komunikim me njëri-tjetrin, për hir edhe të vajzës së tyre, Hanës. Së fundmi “Gazeta Blic” ka zbardhur një intervistë që Loredana ka dhënë për radion zvicerane “SRF Virus”. Ajo ka treguar se e ka të vështirë ta rrisë vajzën të vetme, por deri më tani ja ka dalë mbanë më së miri. Ndër të tjera reperja ka thënë se prania e Mozzik nuk përbën ndonjë ndryshim për jetën profesionale, pasi ai nuk ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i saj.

“Ai nuk është se bën ndryshim në jetën time, ne shumë rrallë bëmë gjëra së bashku, turneu ishte ai që na bashkonte. Njerëzit që më kanë ndihmuar ende bashkëpunojnë me mua, ata që e bëjnë punën e vërtetë. I dashuri im ishte atje me mua vetëm se ne ishim bashkë. Ai nuk punoi me të vërtetë në biznes, por thjesht ishte pranë meje”, është shprehur Loredana.

Megjithatë ajo ka thënë se në fillimet e saj ishte Mozzik ai që i dëgjonte tekstet dhe muzikën e saj, e që e ka motivuar. Ajo ka shtuar se me Mozzik kanë mbetur miq të mirë dhe se kuptohen shumë mirë bashkë. Loredana ka treguar se ajo ka kontakte jo vetëm me ish-partnerin, por edhe me familjarët e tij, që i trajtojnë me shumë respekt.

Ajo ka thënë se në fund të fundit Mozzik mbetet babai i Hanës dhe se ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës së saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu