Dua Lipa iu bashkua familjes për të festuar ditëlindjen e motrës.
Dua Lipa është akuzuar për shkelje të rregullave të bllokimit, pasi shkoi ta vizitonte familjen për një piknik për ditëlindjen e motrës, shkruan TheSun.
Këngëtarja, e cila ka qenë duke izoluar me të dashurin Anwar Hadid në një shtëpi me qira në Londër, ka ndarë fotografi të ndejës me familjen në kopshtin e tyre, përkundër rregullave të rrepta për distancimin shoqëror.
Ylli 24-vjeçar aktualisht po jeton në një apartament me qira në Londër për shkak të një përmbytjeje në shtëpinë e saj.
Familja e saj dukej se po shijonte një festë kopshti për ditëlindjen e 19-të të motrës së yllit Rinës.
Fotografitë e postuara nga familja në rrjete sociale shfaqin Duan dhe motrën e saj duke pozuar së bashku, si dhe duke u përkëdhelur me të dashurin Anwar në kopsht.
Dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të shpejtë për të theksuar se ajo dukej se kishte thyer rregullat e bllokimit.
Në një tweet thuhet “Dua, shoh se ke thyer rregullat e vetizolimit!.. Unë nuk jam lejuar të shoh familjen time për dy muaj”.
Një tjetër thjesht shtoi: “Dhe ti je në vetizolim”
Dua më parë tha se po e kalon mirë me të dashurin në vetizolim dhe tregoi se cilat aktivitete po i bëjnë gjatë kësaj kohe.