Këshilla për të evituar krizën në çift, kur të dy jetojnë e punojnë bashkë

0
Gjigandi

Çfarë ndodh kur partnerët bashkojnë forcat edhe në biznes? Ata zhvillojnë aftësi përballuese që çdo çift mund t’i vërë në përdorim. Megjithatë, qëndrimi bashkë gjithë kohës, bën të mundur që të zhvillohen debate e shqetësime dy herë më shumë sesa çiftet që punojnë në punë të ndryshme. Zbulojmë së bashku gjashtë këshilla për të evituar krizën në çift, kur të dy vendosin të jetojnë e të punojnë me njëri-tjetrin.

Të bashkosh këto dy gjëra nuk është aq e thjeshtë sa duket, por as e pamundur. Mjafton të ndiqni disa këshilla. Thuhet se sekreti kryesor për ta ruajtur marrëdhënien të fortë qëndron në dallimin e roleve dhe të mos ngatërrohet sfera private me atë publike. Por nuk është kaq e thjeshtë…

1.Të punosh mirë me partnerin, nuk është e thjeshtë, sepse kur bashkëndan dashurinë dhe pasionin, shpesh në këtë marrëdhënie ndërhyjnë bezdi të llojeve të ndryshme. Problemi kryesor është të përziesh jetën private dhe atë publike, duke folur edhe në momentet e lirisë së punës. Deri sa gjërat shkojnë mbarë, nuk ka asnjë problem, por kur në punë ka momente jo të mira, ja ku marrëdhënia në çift fillon të tronditet. Për këtë arsye është e rëndësishme që të dyja gjërat të mbahen të ndara, edhe për të mos rrezikuar mërzinë. Dihet që marrëdhënia ka nevojë për stimuj të ndryshëm dhe është mirë që të gjeni kohë për ta shpërblyer këtë “uri”. E njëjta gjë vlen edhe nëse punoni me bashkëshortin apo të fejuarin, por në rastin e parë është edhe më e rëndësishme që të ndani rolet, duke qenë se jetoni në të njëtën shtëpi.

2. Nëse jeni të lumtur në fejesën apo martesën tuaj, të punosh me ish-in nuk është gjëja më e mirë e mundshme, sidomos nëse partneri juaj është xheloz. Sigurisht, mund të ndodhë të ndaheni e të vazhdoni të punoni së bashku, sepse jo gjithmonë rrethanat ju lejojnë të bëni një zgjedhje tjetër, por do të ishte mirë t’i jepnit vetes një kohë të limituar, sidomos nëse marrëdhëniet nuk janë me të vërtetë idilike.

3. Çifti në dashuri dhe në punë duhet, para së gjithash të mirëpërcaktojë rolet reciproke, në mënyrë që të evitojë debatet e mëpastajme. Është mirë të dini menjëherë se çfarë të bëni, si do të shpërndahen përgjegjësitë, kush është më i zoti në disa fusha e kush në të tjera, e kështu me radhë.

RonaTyra

4. Nëse nga njëra anë çiftet që punojnë së bashku nuk duhet të flasin për punën në shtëpi, nga ana tjetër duhet të evitoni të flisni për marrëdhënien gjatë orarit të punës. Problemet në çift nuk i interesojnë klientëve apo kolegëve. Më mirë ruajini këto probleme larg syve të të tjerëve.

5. Respekti është i rëndësishëm në një çift, por bashkëshortët në të njëjtën kompani, si të jenë bashkëpunëtore apo dhe vartës, duhet ta kujtojnë këtë gjë akoma më shumë. Pa respekt nuk funksionon marrëdhënia dhe aq më tepër profesioni.

6. A mund të punojnë bashkë gruaja me burrin? Përgjigjja është po, me kusht që të evitojnë xhelozitë e papërshtatshme, edhe në rastin kur një koleg apo klient shpreh vlerësime për njërin prej tyre. Në punë është e rëndësishme të jeni profesionistë, duke përjashtuar rastet e veçanta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu