Këngëtarja pranon se nuk ka fat në dashuri, kërkon të bëjë fëmijë me dhurues!

0
Gjigandi

Këngëtares britanike Cheryl Cole, nuk i mungon asgjë: as pamja, as talenti dhe as mundësitë financiare. Por ka dicka të cilën nuk po e gjen dot. 36 vjeçarja së fundi e pranoi dhe vetë se nuk ka fat në dashuri.

Koha ndërkohë sic thotë, nuk është në anën e saj, dhe ndërsa kërkon t`i bëjë një vëlla apo motër djalit të vet 2 vjecar Bear, u shpreh se po kërkon dhurues për t`i ardhur në ndihmë.

“Nëse koha do ishte në anën time do të prisja dhe do konsideroja më shumë mundësi ose do të prisja të gjeja dikë,”– tha ajo për revistën Times. “Mund të takoni dikë dhe për atë vit ndiheni shumë mirë, por asnjëherë nuk ka garanci sepse mund të ndodhin kaq shumë gjëra. Jeta është një lojë e vjetër qesharake,” tha ajo.

Cheryl, nga Newcastle, po planifikon të bëjë të paktën edhe dy fëmijë dhe shtoi se donatorin do ta kërkojë jashtë vendit. Bear lindi nga lidhja e saj me ish-këngëtarin e One Direction, 10 vjet më te vogël Liam Payne.

Këngëtarja ka qenë e martuar më parë me pronarin e restoranteve, francezin Jean-Bernard Fernandez-Versini si dhe me futbollistin Ashley Cole.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu