Këngëtarja e njohur shqiptare e refuzoi, por ai ishte i bindur: ‘Ne të dy duhemi shumë’

0
Gjigandi

Lajmi që Leonora Poloska është rikthyer pas një mungese të gjatë në muzikë, me siguri ka gëzuar të gjithë fansat e saj. Shkëputja e plotë nga muzika për 7 vjet me radhë, në fakt, Leonorës i ka dhënë mundësi të jetë një grua e devotshme dhe një nënë po ashtu e devotshme për vajzën e saj Andora, të cilën këngëtarja e ka shijuar me kohë të plotë gjatë viteve të para të jetës.

Por tani ishte koha për t’iu rikthyer profesionit. “S’ishte fat” titullohet kënga e re e Leonorës, e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.

Pasditen e sotme, Leonora ishte e ftuar në “Rudina” së bashku me bashkëshortin e saj, Andin Randobrava, për të promovuar këngën e tyre të re, por edhe për të rrëfyer më shumë për raportin e gjatë të dashurisë, fryt i të cilit është tashmë edhe një vajzë e ëmbël, Andora.

Me një kimi që vihej re lehtësisht, dy bashkëshortët nisën të tregonin edhe si nisi historia e tyre e dashurisë, pas disa viteve që ata e njihnin njëri-tjetrin. Siç tregoi Andini, ai e njihte Leonorën dhe familjen e saj, e dinte bija e kujt ishte, por donte të mësonte cila ishte Leonora pas atij mbiemri: “E dija kush ishte, e njihja edhe babain e saj, por doja të dija se cila ishte Leonora tjetër. E kisha marrë në telefon për një koncert bamirësie, por më refuzoi sepse kishte angazhime të tjera”, – tregon Andini ndërsa nis të rrëfejë njohjen e tyre të hershme. Në fakt, e mban mend shumë mirë atë telefonatë dhe atë refuzim, i cili i mbeti gjatë në mendje. Kohë më vonë, pasi dy muzikantët kishin nisur të frekuentoheshin, kompozitori e kishte nuhatur pasigurinë e Leonorës dhe i kishte rënë shkurt: “E nuhata që në avion që Nora kishte pasiguri, siç e kanë vajzat, dhe nuk e zgjata shumë. “Ne të dy duhemi shumë” i thashë, por ajo po më shikonte me habi… Atë mbrëmje, madje edhe e putha. Përfitova nga rasti…”, – vazhdoi Andini duke parë vazhdimisht nga bashkëshortja. E sikletosur pak, edhe Leonora konfirmon atë ngjarje pas së cilës, me gjithë refuzimin, kishte kuptuar tashmë se “ishte punë e mbyllur”.

Po çfarë e bëri Andinin kaq shumë për vete te Leonora? Pyetja e Rudinës i pëlqeu, ndaj edhe nuk u mendua aspak për t’iu përgjigjur. Veç profesionit të përbashkët, i cili ua bëri punën më të thjeshtë dhe njohjes familjare, e treta gjë shumë e rëndësishme që e bindi kompozitorin ishte edhe interesi i Leonorës për spiritualen. Prej vitesh, Andini praktikon meditimin, por edhe Leonora shfaq interes për këtë pjesë: “Kjo ishte pika që më bindi plotësisht….” – tha ai pasi mësoi se edhe këngëtarja kishte interes për të.

RonaTyra

Sot, Leonora dhe Andini janë të lumtur që janë prindër të një vajze të bukur, Andora. Si baba i ri, ai është shumë i lumtur që fëmijën e parë e kanë vajzë: “Sa herë mësoj që dikush pret një fëmijë, edhe miqve të mi u them “ishalla e ke çikë”. Është i bekuar ai baba që fëmijën e parë e ka vajzë” (shqiptar është ky?)

Edhe pse ende shumë e vogël, Andora i ka shfaqur shenjat e para të asaj që mund të jetë e ardhmja e saj. Veshin e ka absolut, sepse në çdo tentativë për të kënduar është në notë, vërejnë prindërit. Natyrisht, ata nuk do t’i imponohen, por gjithsesi me dy prindër të tillë, çfarë mund të mendoni se do të bëhet Andora në të ardhmen?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu