Para 2 javësh Gjergj Kaçinari prezantoi këngën e tij “Dua” në “Kënga Magjike” pas 6 vitesh mungesë. Kantautori i njohur nuk merr shpesh pjesë në kompeticione dhe i ftuar sot në emsionin “Rreze Dielli”, tregoi pse u rikthye në “Kënga Magjike”.
“Kam qenë gjithmonë në kontakt me këtë festival. Thjesht këtë vit mendova të marr pjesë është një promovim shumë i mirë. Ka shumë pak festivale apo evente televizive dhe duhen kthyer në rutinë nga çdo artist. Jam shumë pro komerciales, nuk jam tipi që bëj muzikë dhe asnjeri mos ta marrë vesh që bëj muzikë, çdo metodë promovimi është e vlefshme. Kompromisin nuk e bëj me krijimin, por jo me reklamimin e asaj që bëj”, ka thënë këngëtari.
Ai ka treguar se këngën e ka pasur prej 3 vitesh gati në anglisht dhe se ‘Këngën Magjike’ e sheh si një mënyrë të mirë promovimi. Gjergji ka thënë se 30 pikë maksimale në këtë kompeticion do t’ja japë Kastro Zizos për këngën “Pema e jetës”, për të cilën ai ka bashkëpunuar me artistin. “Me Kastron ka qenë puna interesante, ishte që në fillim ideja që të ishte diçka ndryshe. Kastro ka ardhur në publik ndryshe, kjo është një nga këngët më të veçanta të këtij festivali, dëgjojmë çdo vit të njëjtën gjë, prandaj Kastros do ia jepja 30 pikë edhe po mos ta kisha bërë unë këngën”, është shprehur Gjergji.
Kujtojmë se Kaçinari mori për herë të parë pjesë në “Kënga Magjike” në vitin 2013 dhe këtë vit u prezantua sërish me një këngë ‘rock’, që është rryma ku ai lëvron në muzikë.