Kapet një 60-vjeçar në Vlorë, policia shpall në kërkim edhe djalin e tij. Ja për çfarë akuzohen

0
Gjigandi

Ditën e sotme në Vlorë është goditur një tjetër rast i kultivimit të kanabisit, teksa në pranga ka rënë një 60 vjeçar.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi P.L., 60 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij A.L., 31 vjeç.

Vlorë-Informacion paraprak:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Hoshtimë.

RonaTyra

Vihet në pranga një shtetas, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në Pyllin e Selvive, në fshatin Hoshtimë, në afërsi të stanit të shtetasit P. L.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë në pranga shtetasin P. L., 60 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë, si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin A. L., 31 vjeç, si autorët e dyshuar të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu