“Jam ndjerë më pak nga çfarë jam”, Hailey flet publikisht për krahasimet me Selena Gomez

0
Gjigandi

Hailey dhe Justin Bieber kanë zgjedhur të jenë pranë ndjekësve në formën më origjinale. Ata iu përgjigjën së fundmi pyetjve më interesante nga ndjekësit në programin e tyre ‘live’ në ‘Facebook’.

Hailey tregoi publikisht se si është ndjerë duke u krahasuar gjithmonë me personazhe të tjerë, veçanërisht me ish-të dashurën e Justin, Selena Gomez.

“E kam pasur shumë të vështirë me gjërat që thonë njerëzit. Ata kanë bërë përherë shumë krahasime dhe më kanë bërë të ndihem më pak nga çfarë jam. Është e vështirë kur njerëz të tjerë kanë fansa aq të zjarrtë sa nuk mund ta kuptojnë raportin apo se si lidhja funskionon në të vërtetë dhe vazhdojnë të të komentojnë ty”, është shprehur Hailey gjatë ‘live-it’ në rrjetet sociale.

Kujtojmë se për një kohë të gjatë modelja e njohur është vënë gjithmonë përballë imazhit të Selena Gomez, megjithatë duket se pas kaq kohësh të dyja vajzat kanë arritur të gjejnë qetësinë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu