Manchester United po e bën transferin e madh

0
Gjigandi

United e bënë prioritet transferimin e Van de Beek.

Manchester United vazhdon të shfaq interesim për mesfushorin holandez Dony Van de Beek.

Edhe përkundër çmimit të lartë që i ka vendosur Ajaxi, Djajtë e Kuq po duan transferimin e holandezit në Old Traford.

Kampioni në fuqi i Holandës nuk e ka ndërmend ta lë të lirë yllin e tyre të largohet pa u paguar shuma prej 60 milionë eurove.

Po aq para po kërkon edhe Aston Villa për Jack Grealish, derisa Djajtë e Kuq po mendojnë më përpara ta transferojnë holandezin se sa anglezin.

RonaTyra

Sipas medieve angleze arsyeja që United e ka bërë prioritet transferimin e Van de Beek është përvoja e tij në garat evropiane si Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës.

Megjithatë United duhet ta mposhtë konkurrencën e Real Madridit për të nënshkruar me reprezentuesin holandez.

Gjithsesi Djajtë e Kuq fillimisht duan ta shesin francezin Paul Pogba, para se të transferojnë mesfushorin tulipan në vend të francezit në Old Traford.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu